X

Operacioni ndërkombëtar i antidrōgës, Gjykata e Posaçme vendos për shtatë të arrēstuarit

Gjykata e Posacme ka vendosur të lërë në burg të shtatë të arrestuarit gjatë operacionit ndërkombëtar antidrōge Shqipëri-Itali.

Gjykata ka vendosur arrest në burg për:

-Ilirjan Zaimi 51 vjeç,

-Mariglen Duçellari 65 vjeç

-Kleo Bregu 55 vjeç,

-Rexhino Muçaj 25 vjeç,

-Alban Koshi 53 vjeç

-Julian Bejdollari 43 vjeç,

-Aurel Kalari 53 vjeç.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu “arrest në burg” për Elton Hamza 37 vjeç, dhe Robert Myftari 47 vjeç të cilët janë shpallur në kërkim.

Shtatë të arrestuarit, janë të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar krìminal për trafikun ndërkombëtare të drōgës, grup i shkatërruar gjatë operacionit “Kulmi” dhe “Shefi” mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky grup u zbërthye edhe nga dy të penduarit që treguan mekanizmin se si “shefi” nga Vlora, jepte urdhrat, e ndante paratë.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar krìminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë krìminale”, “Grupi i strukturuar krìminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krìminal”.

Hetimet për këtë grup kanë nisur pesë vite më parë, ndërsa e gjithë mënyra se si vepronte kjo strukturë kriminale u zbërthye nga dy të penduarit që treguan para prokurorëve se si koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë.

Nga operacioni ndërkombëtar antidrogë i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë ku u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë.

Kjo organizatë krìminale ndërkombëtare vepronte si një e vetme me detyra të ndara, ku shpërndarja e drogës bëhej në Itali dhe në Shqipëri bëhej grumbullimi dhe transportimi i lëndës narkotike, kokainë, marōhuanë e kanābis me gomone, e cila u sekuestruar ditën e djeshme.

Gjithashtu në Shqipëri bëhej dhe pastrimi i parave të grupit krìminal ku sipas burimeve kjo i ishte besuar grupit që vepronte në Vlorë.

Kjo organizatë përbëhet nga 3 grupe kriminale që veprojë në Durrës, Vlorë dhe Dibër, ku sipas hetimeve të SPAK rezulton se kjo strukturë krìminale të pastrimit të parave kanë përfshirë dhe korruptuar 12 zyrtarë të pushtetit lokal në qarkun e Vlorës, Dibrës e Durrësit dhe zyrtarë policie, punonjës të doganave e deri tek disa agjentë të bankave që kanë qarkulluar paratë e grupit krìminal pa i deklaruar ato.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndërrojnë jetë dy persona nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Në Klinikën Infektive kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë të cilët përveç infeksionit me COVID-19, kishin edhe sëmundje...

Close