

Një operacion antikanābis, i koduar “Kotorri 2020”, është realizuar nga Policia në fshatin Kotorr të Gramshit.
Pas hetimeve 4-mujore, janë arrestuar kryeplaku i fshatit Kotorr dhe tetë persona të tjerë. të përfshirë në kultivimin e kanābisit.
Grupi i personave kultivonin kanābis në pyllin e fshatit Kotorr, të cilat u asgjesuan.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Gramsh
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kotorri 2020” , për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë krìminale në fushën e kultivimit të kanābisit.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi 4-mujor.
Vihen në pranga 8 shtetas, për kultivim të bimëve nārkotike.
Në pranga edhe kryeplaku i fshatit Kotorr, për shpërdorim detyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krìminale në fushën e kultivimit të bimëve nārkotike, pas një hetimi katërmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Elbasan, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kotorri 2020” , në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, A. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, A. N., 23 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 38 vjeç, banues në Shijak, E. K., 27 vjeç, banues në Gramsh, A. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, L. K., 47 vjeç, banues në Elbasan dhe K. K., 18 vjeç, banues në Gramsh.
Si dhe është bërë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. K., 32 vjeç, kryeplaku i fshatit Kororr, banues në Gramsh, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po tentonin të kultivonin bimë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në prokurori, ku dhe u regjistrua procedimi penal.
Si rezultat i hetimit katërmujor u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë krìminale të këtyre personave, duke u finalizuar me arrestimin e tyre dhe asgjësimin e bimëve narkōtike të kultivuara në masivin pyjor të fshatit Kotorr.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkōtike”, në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Pas Bashës edhe Meta kundër Ramës: Faleminderit BE-së që i ndihmoi shqiptarët më shumë se qeveria gjatë pandemisë
Këlliçi-Ramës: Kur të kap Franca në gënjeshtër, bëhesh zyrtarisht “mashtrues me patentë ndërkombëtare”
Situata me COVID-19/ VOA: Dy javët e para të janarit shënuan rritje të infektimeve
Ish-këshilltari i Edi Ramës, kandidat për deputet me LSI-në! Del në krah të Kryemadhit
Pasojat ekonomike nga pandemia, Xhixho: Qeveria është e paaftë dhe e meriton të ndëshkohet me votë më 25 prill!
Basha mesazh urimi kreut të ri të CDU: Presim të vijojmë punën së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE
A duhen vaksinuar ata që e kanë kaluar virusin? Përgjigjet mjeku Genc Sulçebe
Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Meta: Gjithmonë fajësojmë të tjerët, nuk marrim përgjegjësi
Lini nje Koment