X

Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Identifikohen viktimat. Gruaja e ve jetonte në banesë me dy vajzat (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç, është dërguar në spital.

Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai itë ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I vëllai njoftoi policinë: Si u gjetën pa jetë nënë e bijë, rëndë vajza tjetër

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë...

Close