X

Ndërrojnë jetë dy persona nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Në Klinikën Infektive kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë të cilët përveç infeksionit me COVID-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në një njoftim thuhet se dje me 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese.

Kurse sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese, raportojnë mediat e Kosovës.

Klinika ka njoftuar se gjithsej 59 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Ndryshe mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën në nivel vendi ka shkuar në 54, ndërkaq me rastet e fundit numri arrin në 56.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
EMRAT/ OFL ndalet në Vlorë, u çon formularin vëllezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Vlorë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë katër personave...

Close