X

Kryeministri i Kosovës/ Hoti nesër në Tiranë, takime me Metën, Ramën dhe Bashën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Kjo është vizita e tij e parë si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton Telegrafi.

Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar në Kosovë ditën e hënë dhe martë, ku ka takuar krerët e shtetit dhe liderët politikë. Rama kishte deklaruar se vizita e tij ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Operacion antikanābis në Gramsh, arrēstohet kryeplaku i fshatit Kotorr dhe tetë të tjerë

Një operacion antikanābis, i koduar "Kotorri 2020", është realizuar nga Policia në fshatin Kotorr të Gramshit. Pas hetimeve 4-mujore, janë...

Close