X

Kreu i policisë së Tiranës: Në shtëpi u gjetën shënime fetare, ditët e fundit nëna me vajzat nuk janë ushqyer

Kreu i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Jaupaj u shpreh para mediave se ka qenë vëllai i 56-vjeçares dhe daja i dy vajzave që ka njoftuar policinë, pasi nuk kishte kontakt me motrën dhe dy mbesat.

Jaupaj tha se dyshohet se ato janë vetëflijuar dhe se në shtëpi janë gjetur shënime fetare. Kreu i policisë dha po ashtu një tjetër detaj. Nga këqyrja e trupave shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit.

Policia ka dhënë njoftim paraprak ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan. U krijua grupi hetimor. Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive. Menjëherë do të ju njoftojnë.

Mendohet për një vetëflijim. Për këtë po grumbullojmë të gjitha materialet. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, u shpreh Jaupaj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shtrohet në Spitalin Infektiv një foshnjë 2-muajshe e prekur me Covid

Një foshnjë 2-muajshe është shtruar në Spitalin Infektiv për shkak të komplikacioneve nga koronavorusi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministrja...

Close