X

KLGj zbardh vendimin për mbarimin e mandatit, reagon Ardian Dvorani: Po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës

KLGj ka zbardhur vendimin për njoftimin e mbarimit të mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005. I kontaktuar nga Top Channel, Dvorani është shprehur:

“E mora ditën e djeshme, po shqyrtoj mundësinë t’i drejtohem gjykatës dhe ta kundërshtoj”.

Në vendim thuhet: Për ju ka përfunduar mandati për të qëndruar në detyrë. Jeni emëruar në Gjykatën e Lartë më 17.02.2005. Mandati juaj ka mbaruar në mënyrë normale pas 9 vjetësh.

Më 16.01.2014 presidenti është njohur për përfundimin e mandatit tuaj, asnjë nga gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë nuk iu zëvendëson nominalisht./ Tch

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sherri përfundoi me krisma arme, kush është i riu që “i iku nga duart” policisë në Durrës

Sherri mes katër të rinjve në Durrës pasditen e sotme në Durrës përfundoi në përdorimin e armëve. Ngjarja ndodhur në...

Close