X

KLGJ shkresë Ardian Dvoranit për përfundimin e qëndrimit të tij në detyrë

Këshilli i Lartë Gjyqësor i është drejtuar me një shkresë kreut të KED, Ardian Dvorani, mbi përfundimin e mandatit e tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

KLGJ i bën me dije Dvoranit se mandati i tij 9 vjeçar ka përfunduar më 24 shkurt 2014.

Po kështu KLGJ I shkruan se se ‘pas emërimit të tre gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë detyra juaj ka mbaruar’

Po ashtu, KLGJ-ja e fton të shprehë qëndrimin në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli.

KLGJ-ja i kërkon ndër të tjera zotit Dvoarani të japë me shkrim qëndrimni e tij për pozicionin tjetër ndërsa ka afat 1 javë.

Kujtojmë që me mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë, Dvorani largohet edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për shkak të detyrës si anëtar i Gjykatës së Lartë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRAT/ Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar, mes tyre shqiptarë dhe kosovarë

Italia ka ekstraduar nga Gjermania 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane, për krìme të ndryshme. Mes të ekstraduarve janë...

Close