X

“Kishin dy vjet që nuk dilnin nga shtëpia…’/ Fqinjat tregojnë herën e fundit që panë Zhaneta Josifin: Ishte dobësuar shumë, nuk linte njeri në shtëpi

Flasin fqinjët e nënës dhe vajzës që u vetëflijuan në banesë në zonën e Kombinatit. Në një rrëfim për “AbcNews”, ata kanë treguar se prej dy vitesh ato ishin mbyllur në shtëpi dhe se jashtë dilte vetëm e ëma, e cila u bënte edhe pazarin.

Në kohën e pandemisë ato u mbyllën brenda. Ajo e ëma punonte. Ajo pastronte shtëpi. Vajzat kanë punuar por u shkurtuan nga pandemia. Si familje kanë qenë të shkëlqyera. Kishin ca kohë që jetonin këtu. Ajo e ëma dilte bënte Pazar. Bashkëshorti i kishte vdekur. Nuk e disa nga se. Kur ka ardhur te ne ka qenë pa të shoqin. Që në pandemi ishin mbyllur. E ëma dilte. Kisha ca kohë pa i parë. Kishte vetëm dy vajza. Nuk e mbaj mend kur i kam parë për herë të fundit. Jetojmë në një pallat po secili shikon hallin e vet. Të gjithë janë me probleme. Ka një motër në pallatin tjetër, vinin shpesh i shikonin,”- u shpreh një prej fqinjeve.

Ndërsa një tjetër është shprehur se Zhaneta, kohët e fundit kishte humbur shumë peshë, dhe se nuk pranonin as të afërmit e tyre që t’i vizitonin.

“Por nuk e di pse u mbyllën brenda. Kanë qëndruar mbi dy vite brenda. Motra vinte e vizitonte, herët e fundit nuk i përgjigjej dhe nuk i hapte derën. Zhaneta para pandemisë punonte në një familje. Pastaj u mbyll brenda. Ishte dobësuar shumë. Nuk e di pse u mbyllën në vetvete. Nuk mund të them dot se ishte për shkak të fesë. Që kur erdhi bashkia nuk i kam parë fare. Ato nuk lëviznin. Nuk dëgjoheshin, as bënin lëvizje. Vajza nuk m’u duk në gjendjet ë keqe. E ëma ishte dobësuar shumë. Unë jam interesuar edhe me bashkimë. I kanë sjellë ndihma. Nuk e di si përfunduan kaq keq. Kanë një motër, herë i dilte, herë nuk i dilte, Njëherë erdhi edhe policia. Ajo doli dhe tha që kemi disa punë tonat. Para tre javësh ka ardhur policia. Ka rreth 10 ditë qe erdhën ndihma. I thamë ne që duhet të marrësh. I tham të fillonin punë. Anisën nuk e kam parë prej dy vitesh,”, tha fqinja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta është në gjendje kome në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kodheli: Opozita ka penguar integrimin në BE

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e ftuar në "Ilva Now" në Euronews Albania, ku ka folur për procesin e integrimit, u...

Close