X

Këlliçi publikon grafikun: Shqipëria regjistroi eksodin e dytë gjatë 2013-2020, Edi Rama fajtor

Kreu i Forumit Rinor në PD, Belind Këlliçi, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve 2013 – 2020 një eksod të dytë.

Këlliçi shprehet se, Rama ia faturon këtë eksod të dytë liberalizimit të vizave, ndërsa thotë se në fakt, kryeministri është fajtor për fenomenin e largimit të shqiptarëve.

Postimi i Belind Këlliçit:

Ndryshe nga eksodi i parë i largimeve masive të shqiptarëve (1991), në eksodin e dytë (2013-2020) 70% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 35 vjeç.

Pavarësisht se të rinjtë duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria, qeveria e dështuar nuk ka asnjë plan nxitës dhe asnjë nismë për krijimin e lehtësirave në ekonomi dhe biznes.

Në raportin e fundit të publikuar nga Instituti i Politikave Europiane në Kosovë, Shqipëria mban vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azilkërkuesve në shtetet e BE.

Shifrat e frikshme të vendit tonë nuk krahasohen dot me vendet e rajonit të mbledhura së bashku, ndërkohë Edi Rama vazhdon t’ia faturojë këtë fenomen liberalizimit të vizave dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjenden pa jetë në banesë nënë e bijë në Tiranë, dyshimet e para

Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë...

Close