X

I vëllai njoftoi policinë: Si u gjetën pa jetë nënë e bijë, rëndë vajza tjetër

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.

Blutë bëjnë me dije se ka qenë djali i familjes ai që ka njoftuar policinë se motra nuk i përgjigjej në telefon.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Këlliçi publikon grafikun: Shqipëria regjistroi eksodin e dytë gjatë 2013-2020, Edi Rama fajtor

Kreu i Forumit Rinor në PD, Belind Këlliçi, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, Shqipëria ka...

Close