X

EMRAT/ OFL ndalet në Vlorë, u çon formularin vëllezërve Xhezo dhe atentatorit të Inez Hajrullës

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Vlorë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë katër personave me precedent penal, të cilët kanë kryer krìme në të shkuarën.

OFL ka shënjestruar vëllezërit Xhezo. Eduart Xhezo, i njohur për vrāsjen e biznesmenit Arben Beqiraj pas sherrit të nisur për një kalë, dhe të vëllait Hakim Xhezi, i dënuar për drōgë.

Po ashtu OFl i dërgon formularin një tjetër figure të njohur në Vlorë, Gentjan Dautajt, i njohur për atentatin e dështuar ndaj Inez Hajrullës.

Ndërkohë edhe David Islamaj, i dënuar për drōgë duhet të justifikojë pasurinë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

OFL, 2 korrik

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krìm të organizuar apo krìme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xh., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Xh., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D., banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrāsja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;

I., banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkōtikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjithnismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I dyshuar si bashkëpunëtor në vrāsjen e Hekuran Billës, lihet në būrg Gjekson Pusi

Gjekson Pusi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrāsjen e Hekuran Billës, si dhe autor në atentātin ndaj Fatjon Harushës...

Close