X

EMRAT/ Italia ekstradon nga Gjermania 12 të dënuar, mes tyre shqiptarë dhe kosovarë

Italia ka ekstraduar nga Gjermania 12 persona të dënuar nga gjykatat italiane, për krìme të ndryshme. Mes të ekstraduarve janë edhe 3 shqiptarë e një shtetas i Kosovës.

Nga Aeroporti i Frankfurtit në atë të Romës u ekstraduan 12 kriminelë të dënuar nga drejtësia italiane e të arrestuar në Gjermani falë bashkëpunimit me autoritetet europiane të sundimit të ligjit. Mes të ekstraduarve në Itali është dhe një grua e dënuar për favorizim e shfrytëzim prostitucioni me minorenë.

Të ekstraduarit shqiptarë janë Eduart Markola 39 vjeç i dënuar me burg nga Gjykata e Piacencës për trafik ndërkombëtar drōge. Elijon Beqiri, 38 vjeç i dënuar nga Gjykata e Bolonjës për trafik lëndësh narkotike.

Ramiz Smajlaj, 62 vjeç, shtetas i Kosovës, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Aquilas për trafik ndërkombëtar droge. ka për të shlyer edhe 2 vjet e 8 muaj burgim. Gëzim Beqiri, 30 vjeç, që autoritetet italiane thonë se është serb, por emri i tij duket qartë se është shqiptar. Beqiri është dënuar 4 vjet e 8 muaj burg me urdhër të Gjykatës së Piacencës për grabitje.

Mes të ekstraduarve janë 2 shtetas rumunë, 2 italianë, 1 sirian, 1 indianë, 1 boshnjak e 1 tunizian. Italia ka ekstraduar disa shtetas të huaj nga vendet e Europës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Basha kujton Deklaratën Kushtetuese të Kosovës: Me çfarë gëzimi u prit në familje, gjysma e së cilës u largua nga Peja dhe Drenica…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar deklaratën kushtetuese të Kosovës e cila u firmos si sot para 30 vjetësh....

Close