X

Debati i ashpër/ Paloka-Bollinos: Ktheju shqiptarëve lekët që ke marrë nga Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është përfshirë në debate të ashpra me pronarin e Report TV, Carlo Bollino.

Gjithçka nisi pas deklaratave të Bolinos në lidhje me një hapje tjetër të PD-së në prag të zgjedhjeve të ardhshme, ku gazetari e konsideroi fasadë propagandistike.

“Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues”, u përgjigj Paloka.

***

Pjesë nga debati ‘Open’:

Bollino: Bie dakord me Bushatin. Ka një ndryshim nga hapja e PD-së në 2005.

Paloka: Nuk e pranoj nga ti këtë. Je një person që mbron një mashtrues.

Bollino: Unë jam gazetar i lirë dhe kështu kam qenë gjithmonë.

Paloka: Do keni një fund si të Ramës edhe ju që i shërbeni atij.

Bollino: Nuk i shërbej askujt. Jeni ju ai që jeni lëpirë pas shefit tuaj. Kjo është hapja e PD-së duke krijuar armiq.

Paloka: Kam punuar për 10 vite si gazetar te Rilindja Demokratike. Ma gjej një shkrim që tregon se i lëpihem Sali Berishës. Jam në PD se jam njeri i lirë. Carloja ti kthejë shqiptarëve lekët që ka marrë nga Edi Rama.

Paloka: Një njeri që ka pranuar listat me hajdutë kritikon hapjen e PD.

Bollino: Ma trego me raste konkrete.

Paloka: Që të gjykohet PD nga njerëz që i bëjn fresk Ramës me listat me krìminele dhe thojnë që PD nuk qeka e demokratizuar. Bushatit ia pranoj por ty jo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
E gjithë familja me Jehovain, babai i vajzave kishte themeluar bashkësinë në Përmet

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit, njëkohësisht babai i vajzës që u gjet gjysëm e dekompozuar kishte ndërruar jetë pesë vite më...

Close