X

COVID-19/ 45-vjeçarja nga Berati niset me urgjencë drejt Infektivit, infektohet edhe një i burgosur

Dy raste të tjera me COVID-19 në Berat, bëhet fjalë për një 45-vjeçare dhe një të bùrgosur, i cili sapo ishte kthyer në qeli, duke e çuar në tetë numrin e të sëmurëve me Covid-19 në këtë qytet.

Dy rastet janë konkretisht një 45 vjeçare nga qyteti i Beratit, e cila kishte dy ditë e shtruar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku është transportuar në mbrëmjen e ditës së djeshme drejt Spitalit Infektiv në Tiranë në gjendje të rëndë.

45-vjeçarja kishte disa ditë që kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë dhe temperaturë të lartë. Mjekët epidemiologë në Berat kanë marrë sot 16 tamponë të familjarëve të dy rasteve të reja me Covid-19 dhe po punojnë edhe për gjurmimin e rasteve të tyre kontaktit, ndërkohë që konfirmohet se janë dezinfektuar edhe banesat e tyre.

Rasti tjetër rezulton të jetë një i bùrgosur në IEPV-në e Beratit. I bùrgosuri ndodhej prej disa muajsh në banesën e tij pas daljes në liri për shkak të pandemisë dhe vetëm 2 ditë më parë ai ishte rikthyer në bùrg për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Natën e parë të rikthimit në ambientet e burgut të Beratit ai ka shfaqur shenja këputje dhe ka pasur temperaturë. Pasi janë njoftuar për rastin, mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, kanë kryer tamponin e të bùrgosurit që ka rezultuar pozitiv.

Nga DSHP Berat konfirmohet se është herët për t’u testuar punonjësit dhe të bùrgosurit e IEPV-së Berat, ndërkohë që janë testuar dhe karantinuar në banesë familjarët e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Aferë 1.2 mld euro për rrugën Milot-Fier”, Vasili: Janë vetëm 53 km rrugë e re, 20 mln euro për kilometër

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë sot para mediave duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancën për një aferë...

Close