X

Basha kujton Deklaratën Kushtetuese të Kosovës: Me çfarë gëzimi u prit në familje, gjysma e së cilës u largua nga Peja dhe Drenica…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar deklaratën kushtetuese të Kosovës e cila u firmos si sot para 30 vjetësh.

Basha thotë se nuk ka për ta harruar kurrë ditën kur u miratua deklarata, dhe me çfarë gëzimi dhe emocioni e priti familja e tij, i cili zbulon se gjysma e të cilës u detyrua të largohej nga Peja e Drenica para një shekulli prej dhunës e terrorit.

Sipas Bashës, ajo deklaratë kushtetuese nga burrat e gratë e Kuvendit të Kosovës shënoi kthesën e madhe dhe hapin e parë drejt pavarësisë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës.

2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe bashkimin e të gjjthë faktorëve shqiptarë në Kosovë, nën drejtimin e Ibrahim Rugoves, për një qëllim të madh, Kosovën e Pavarur.

30 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës.2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe…

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 2 juillet 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Hidhet nga kati i pestë i pallatit, gruaja e re ndërron jetë në vend

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur...

Close