X

Tre penallti dhe shumë polemika, Barcelona ngec sërish

Barcelona-Atletico Madrid, 2-2. Tre penallti, një autogol, ndërhyrje të VAR-it, goli numër 700 i Messit dhe Real Madrid që i gëzohet faktit që rivali për titull u ndal dhe tani mund ta çojë në katër pikë diferencën me katalanasit. Me vetëm pesë javë kampionat dhe kalendarin që Reali ka, çështja e titullit është e mbyllur.

Barcelona sigurisht është pikëlluar pas kësaj ndeshjeje, që nisi mirë për ta. Diego Costa u bëri një dhuratë katalanasve, me një autogol të shënuar në minutën e 11-të të takimit. Pesë minuta më pas ndodhi një episod që do të jetë në qendër të vëmendjen në Spanjë, pasi Ter Stegen priti një penallti.

Diego Costa ishte goditësi, por VAR e shpëtoi skuadrën mike. Gjermani pretendohet se kishte kaluar vijën fatale dhe penalltia duhet të gjuhej sërish. Këtë herë jo nga sulmuesi brazilian i Spanjës, por nga Saul. Ky i fundit “kopjon” shokun e skuadrës për krahun, por portieri i Barcelonës u hodh në krahun tjetër dhe iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta.

1-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund të pjesës së parë. Skuadrat shkuan në pushim dhe më pas dhe Barcelona u rikthye me mendimin për të shënuar golin e epërsisë. Pesë minuta u deshën të ndodhte diçka e tillë. Penallti dhe Leo Messi zgjodhi opsion “panenka” për golin numër 700 të tij.

Barcelona në festë, për momentin, pasi sërish u akordua penallti. Këtë herë për skuadrën e Atletico Madrid. Saul sërish përballë Ter Stegen, me gjermanin që e kuptoi krahun dhe për pak edhe desh e devijoi topin. Gjithsesi sërish topi në rrjetë dhe 2-2. Më pas, asgjë e re, veç mërzisë së Barcelonës, që nuk ia doli të fitonte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Juve i kundërpërgjigjet Lazios, Cristiano Ronaldo shënon një super gol në Genoa

Juventusi i kundërpërgjigjet Lazios me një fitore të thjeshtë 1-3 në transfertën e Marassit ndaj Genoas. Bardhezinjtë e patën shumë...

Close