X

Rruga Milot- Fier 1.18 miliardë euro, Rama: Do të jetë me pagesë dhe me PPP


Kryeministri Edi Rama ka thënë se aksi Milot- Fier do të jetë me pagesë por do të ketë dhe rrugë pa pagesë me kushte të tjera dhe mundësi të tjera.

Ai thotë se koncesioni i rrugës kap vlerën e 1.18 miliardë euro dhe se ky është një hap para i qeverisë i cili nuk do të bëhej i mundur pa PPP.

Rama tha se Korridori blu ishte pjesë e procesit të Berlinit, por për shkak të vonesave dhe burokracive qeveria shqiptare nuk do të priste deri në pafundësi por u veprua me PPP.

”Një aks rrugor për ëndrrat, shpresat e premtimet, e të gjitha viteve, ndonëse u shfaqën në vitet e pluralizmit. E kemi shpallur ambicien për Korridorin blu. Korridori blu është vendosur në tryezën e procesit të Berlini, është kthyer në prioritet për procesin e Berlinit. Më pas është bërë i mundur për mbështetjen teknike siç e tha ministrja, për fillimin e punës për këtë korridor duke parë vit pas viti ngadalësinë e madhe dhe hendekun e madh mes çka në procesin e Berlinit është vendosur në tryezën politike, dhe çka mekanizmat e pashmangshëm europiane kanë sjellë.

Ne hodhëm një hap, dhe bëmë një fakt që edhe në vende të tjera në rajon kanë bërë, duke mos pritur në pafundësi, dhe në atë hap zgjodhëm PPP, si një mekanizëm financimi për 2 pjesë të korridorit, që kanë rëndësi strategjike brenda, Milot- Balldrenin dhe Milot- Fier. Të sulmuara egërsisht nga kundërshtarët e çdo pune dhe çdo përpjekje që ne jemi përpjekur të bëjmë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shpërndanin kōkainë, mārijuanë dhe kānabis, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona sot me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Gjatë kontrollit atyre...

Close