X

Rritet numri i vìktimave nga koronavirusi në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar një rritje të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 23 persona duke e çuar në 34,767 numrin total të fataliteteve në shtetin fqinj.

Dje ishin vetëm tetë fatatalitete dhe Lombardia e cila është më e prekura kishte vetëm një vìktimë. Edhe numri i të infektuarve të rinj në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të lehtë duke shënuar 142 raste, ndërsa dje ishin 126 persona.

Në total që prej fillimit të pandemisë janë 240,578 persona të infektuar me koronavirus. Aktualisht rastet pozitve me koronavirus në Itali janë 15,563.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Ndarja nga jeta e mjekut Pushi, ambasadorja e SHBA: Do të kujtohet si hero!

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut dhe...

Close