X

Lazio i bën presion Juves, fiton me përmbysje edhe ndaj Torinos!

Lazio fiton me përmbysje në stadiumin Olimpico të Torinos dhe shton presionin ndaj Juventusit në garën për titull në Serie A. Bardhekaltrit triumfuan me shifrat 1-2 në një ndeshje fotokopje si ajo ndaj Fiorentinës në fundjavë të cilën nuk e nisën mirë por e mbyllën duke marrë tre pikët.

Një gol i shpejtë i Belottit me penallti i dha avantazhin Torinos pas vetëm 9 minutash, por për të ngushtuar përkohësisht në -1 pikë diferncën ndaj Juves kryesuese menduan Ciro Immobile që shënoi golin numër 29-të në këtë sezon duke barazuar shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe Parolo që realizoi golin e parë sezonal në të 72-ën duke përmbysur shifrat falë edhe një devijimi.

Me këtë fitore Lazio e thelloi përkohësisht në 7 pikë avantazhin nga Interi i vendit të tretë dhe u ngjit në kuotën e 68 pikëve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dita e Hakimit, vizita mjekësore dhe firma me Interin

Achraf Hakimi është i gati për të përjetuar ditën e tij të parë si milanez: sot marokeni pritet të zbarkojë...

Close