X

Infektohet me koronavirus edukatorja e kopshtit në Lezhë, pozitiv dhe bashkëshorti tregtar


Konfirmohet më Covid-19 edukatorja e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj.

Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni, raporton Abc News.

Mësohet se kopshti gjatë kësaj periudhe nuk kishte frekuentim ndërsa stafi është pritje të analizave.

Gjithashtu dyshohet se të infektuarit në Lezhë mund të jenë në shifra të larta pasi bashkëshorti i edukatores së kopshtit, që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, është tregtar në një pikë ushqimore në të cilën shet qofte.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Dhjetë raste të reja me koronavirus në Krujë

Vazhdojnë të rriten rastet me koronavirus në vend. Edhe ditën e sotme me sa duket shifrat do të jenë të...

Close