X

Dy të infektuar me koronavirus në Fier, zbulohet një vatër e re


Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në Fier. Bëhet fjalë për një vatër të re në Patos, një grua 50-vjeçare.

Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin, raporton Abc News.

Ndërsa rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve.

Po ashtu se me Covid-19 është konfirmuar edhe një edukatore e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë. Pozitiv për virusin ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj.

Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Më 30 korrik do të shqyrtohet në Kuvend ndryshimi i sistemit zgjedhor

Kuvendi ka zbardhur kalendarin e punimeve të Komisionit të Ligjeve për propozimin e opozitës parlamentare për ndryshim sistemi dhe ndalim...

Close