X

Dhjetë raste të reja me koronavirus në Krujë


Vazhdojnë të rriten rastet me koronavirus në vend.

Edhe ditën e sotme me sa duket shifrat do të jenë të shtuara.

Nga të dhënat më të fundit qyteti i Krujës ka përsëri raste të reja me Covid-19.

Abc News raporton se janë testuar 34 persona si të dyshuar me koronavirus dhjetë prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Ende nuk bëhet me dije se si janë infektuar dhjetë personat por pritet që njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë të qartësojë më tepër situatën.

Shifrat e të infektuarve nga Covid-19, vazhdojnë të jenë të larta ndërsa ekspertët e shëndetit vazhdojnë apelin për kujdes ndaj higjienës dhe distancimin social.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Dhoma Amerikane e Tregtisë konfirmoi krizën e thellë ekonomike”, Basha: Rënia më e madhe në tetë vitet e fundit. Zgjidhja që ofron PD

Pas konstatimit të bërë për vendin tonë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë se besimi i bizneseve ka rënë në nivelet...

Close