X

Rakipi për akt-akuzën ndaj Thaçit: Prokuroria veproi si zyrë politike, e padrejtë kjo që po ndodh me shqiptarët

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka folur për akt-akuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rakipi tha se prokuroria veproi si një prokurori politike dhe veprimet e saj ishin të lidhur ngushtë me takimin që do të ndodhte mes Trump, Thaçit dhe Vuçiç në Washington.

Rakipi e cilësoi të padrejtë dhe të tupshme atë që po ndodh në Kosovë, ku njerëzit që luftuan kundër pushtuesit, po cilësohen si krìmìnelē lufte.

“Prokuroria nuk ka vepruar si prokurori, por si një prokurori politike, si një zyrë politike, për t’i dalë përpara dhe për të bllokuar një takim, i cili pas këtij publikimi u anullua.

Të bën përshtypje fakti, se disa orë përpara se të dilte ky publikim, presidenti serb Vucic, i cili kishte takuar Putin, deklaroi se duhet të presim zhvillime të rëndësishme në orët e ardhshme. Pra, rusët e dinin cfarë do të ndodhte.

Në këtë shpërthim të gjykatës speciale në Hagë, kemi një proces politik, të kompromentuar që është bërë për qëllime të caktuara.

Thaçi dhe Veseli kanë takuar perëndimorët, 20 vjet rresht. Këta europianë dhe amerikanë, si paskan takuar krìmìnelē lufte?

Kuptohet që kjo është një stisje shumë e madhe, sepse kanë kaluar 20 vjet dhe cdo problem të Kosovës e kanë biseduar dhe zgjidhur me këta njerëz. Sot, ata dalin krìmìnelē lufte, por kundër kujt? Kundër shtetit që kreu genōcid në Kosovë.

Kjo që po ndodh në Kosovë, është shumë e padrejtë, shumë e pandershme, gati e turpshme, një operacion i tillë”, u shpreh Rakipi.

Pasditen e sotme, Presidenti Thaçi i’u drejtua qyetarëve me një video-mesazh, ku deklaroi se nëse akt-akuza ndaj tij, do të konfirmohet nga Gjykata Speciale, atëherë ai do të dorëhiqet nga posti që mban dhe do të përballet me akuzat.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Thaçi thyen heshtjen: Jap dorëheqje nëse konfirmohet akt-akuza, do të përballem me të!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi përmes një videomesazhi nga Prishtina se, ai do të japë dorëheqje nga detyra e...

Close