X

Plani i PD për rritjen e punësimit: Taksa të ulëta, shtet duarshkurtër karshi qytetarëve dhe bizneseve

Pas publikimit të Indeksit të Klimës së Biznesit në Shqipëri nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ka reaguar Partia Demokratike.

Sipas ish-deputetit të PD, Florjon Mima, rënia e indeksit në nivelin më të ulët të regjistruar, “konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e përplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit”.

Në postim në rrjetet sociale, Mima shkruan se, plani i PD për kthimin e Shqiptarëve në punë është i thjeshtë.

“PD ka një plan të thjeshtë për kthimin e shqiptarëve në punë: taksa të ulëta, shtet duarshkurtër karshi qytetarëve e bizneseve, zyrtarë meritorë-shërbëtorë të qytetarëve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli por, ajo që premton është që, çdokush, të jetë i lirë të punojë, të prosperojë, të fitojë dhe, nga ky fitim, të kontribuojë vetëm 9% si detyrim për arkën e përbashkët. Më pak taksa do të thotë më shumë para, më shumë mundësi për familjen!”- shkruan Mima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident masiv në Shëngjin, tre të plāgosur

Një aksident masiv ka ndodhur në Shëngjin, ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplāsjes kanë mbetur të plāgosur...

Close