X

Pas ndarjes nga Nora dhe përfundimit të lidhjes me modelen shqiptare, Robert Berisha flet për jetën private


Pasi ka kaluar 1 vit nga ndarja me këngëtaren shqiptare Nora Istrefi, Robert Berisha ka zbuluar se është ende single.

Tani duket se Roberti është shumë i qetë me jetën e tij private, sepse nuk ka asnjë njeri në zemër. Në një intervistë të dhënë për “Prive” këngëtari ka treguar se është beqar dhe se ndihet shumë mirë kështu. Ai tha se vazhdon të ruajë raportet e mira me Norën dhe se pjesën më të madhe të ditës e kalon me vajzën e tij, Renee.

Jemi duke jetuar në një vend të vogël dhe sado me qenë Kosova e madhe për ne artistët është e vogël se nuk nga të ikësh. Roberti është i shoqërueshëm, dhe mund të ketë shoqëri me femra. Mund të dalin dhe llafe, por Roberti është single. Edhe nuk mund të them sa kohë do të qëndrojë kështu, por jam aq rehat dhe aq mirë. Raportet me Norën i kemi shumë të mira dhe gjithë ditën e kaloj me vajzën, Renee.“, tha Roberti.

Pas ndarjes, Roberti u përfol se është në një lidhje me modelen Xhesika Kadiu, por ai e kundërshtoi këtë gjë, duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre përveçse marrëdhënie pune.

Ishte vetë Xhesika ajo e cila konfirmoi përmes një reagimi në Instagram, se kishin qenë bashkë për një vit, por më pas ishin ndarë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
‘Mamaja ime vetëm qante’, Evi Reçi tregon çmendurinë më të madhe që ka bërë: Ende sot e kujtoj…

Gjatë një interviste këngëtarja Evi Reçi ka zbuluar se kur ka qënë 1 vjeç ka humbur dhe kjo gjë i...

Close