X

Muç Nano: Vizita e Ramës në këtë moment në Kosovë, një gjest patriotik!

Analisti Mustafa Nano e sheh si lëvizjen e duhur vendimin e kryeministrit Rama për të vizituar Kosovën në një moment kur akuzat e ngritura ndaj presidentit Thaçi kanë ndikuar në axhendën ndërkombëtare të Kosovës. Në një analizë në studion e TvT, Nano tha se vizita e Ramës në një moment të tillë mund të konsiderohet gjest patriotik.

Mendoj se këtë vizitë e bën për përfitim personal, pra politik. Por më vjen mirë që ka vendosur ta bëjë këtë vizitë. Nuk e di nëse Thaçi ka të drejtë apo jo. Por nëse janë të vërteta ato që thuhen, kompromentohet kauza kosovare. Në këtë kuptim, vizita e Ramës është një gjest patriotik. Si vizitë unë e përshëndes. Ai ka rolin që mund të ketë çdo kryeministër shqiptar në këto rrethana. Rama ka pasur marrëdhënie të vështirë më Albin Kurtin dhe Haradinajn dhe aleati i tij është Thaçi, fakti që ka organizuar një axhendë të plotë më duket vizitë inteligjente. Ai po synon të risjellë marrëdhëniet në pikën zero, për një fillim të ri”, tha Nano.

Nano shtoi se një vizitë e tillë në momentin kur po goditet kauza kosovare është e mirëpritur.

Në këtë moment historik merr një goditje të fortë kauza kosovare dhe ai duhet të kujdeset që kjo goditje të jetë minimale.  I vetmi mesazh që ai mund të jetë që në këtë moment kur po goditet një nga figurat e luftës, po goditet edhe kauza kosovare. Në këto rrethana kur simpatia ndërkombëtare për Kosovën ka humbur dhe diplomacia serbe është mjaft efektive”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ndërron jetë nga koronavirusi 69-vjeçari nga Shkodra në Infektiv

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19, i shtruar prej...

Close