X

“Më në fund koronavirusi më la,” shërohet aktori Florjan Binaj


Aktori Florian Binaj nuk është më i infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori në një postim në rrjetin e tij social “Instagram”.

“Më në fund Covidi më la. Falënderoj të gjithë ata miq e mikesha që më qëndruan pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Binaj.

Aktori i humorit prej më shumë se dy javësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, po nuk kishte asnjë simptomë.

Ai gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në shtëpi dhe siç ka deklaruar dhe vetë nuk ka marrë asnjë ilaç kundër virusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, LIFESTYLE
Pas ndarjes nga Nora dhe përfundimit të lidhjes me modelen shqiptare, Robert Berisha flet për jetën private

Pasi ka kaluar 1 vit nga ndarja me këngëtaren shqiptare Nora Istrefi, Robert Berisha ka zbuluar se është ende single....

Close