X

Magji e Benzemasë, por shënon Casemiro, Reali rokadë me Barçën

Real Madridi kalon me sukses një tjetër pengesë rrugën drejt titullit, fiton 0-1 në transfertë ne Espanyolin, i rimerr kreun Barcelonës, por tashmë kryeson me dy pikë më shumë se “katalanët”. Kjo do të thotë se në gjashtë “finalet” e mbetura, “Los Blancos” mund t’ia lejojnë vetes një gabim (barazim), e sërish të shpallen kampionë të Spanjës, edhe nëse Barcelona do t’i fitonte të gjitha sfidat e saj.

Goli që u vlejti tri pikë madrilenëve u shënuar nga Casemiro, në fund të pjesës së parë, por nëse sheh me kujdes dinamikën e aksionit merita kryesore i shkon Karim Benzemasë, që i dha një asist të pazakonte me takë brazilianit, duke e kaluar topin me këmbëve të një mbrojtësi.

Për sulmuesin francez ky ishte asisti i 7-të sezonal, teksa ka shënuar 17 gola, katër më pak se Messi që kryeson renditjen e garës për “Pichichin”.

Ndërkohë, për Espanyolin kjo humbje ishte praktikisht goditja përfundimtare që e çon një kategori më poshtë, edhe pse ende jo zyrtarisht.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dy gola për tri minuta, Interi përmbys në fund Parmën

Interi për minuta të tëra dha përshtypjen që do të zhgënjente për të dytën ndeshje radhazi (pas barazimit me Sassuolon),...

Close