X

Koronavirusi/ Greqia merr vendim, ja kur hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë


Greqia po përgatitet që të hapë pikat kufitare të vendit me shtetet e tjera përfshirë edhe Shqipërinë që prej datës 1 korrik.

Siç bën me dije zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas, duke filluar nga data 1 korrik do të lejohet të ankorohen tragete në të gjitha portet e vendit, ndërsa do të hapen edhe aeroportet si dhe pikat e kalimit kufitar tokësor.

Në listën e pikave kufitare që do të hapen janë edhe Kakavija me Kapshticën.

Greqia do të hapë gjithashtu edhe pikat kufitare me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Turqinë.

“Nga pasnesër, ardhja e anijeve nga jashtë në portet greke është e lejueshme.

Në të njëjtën kohë, po hapen kufijtë hyrës të Evzoni, Kakavisë, Kapshticës, Promachonas, Nymfaia, Kastania dhe Kipi.

Qeveria vazhdon të përgatitet për të siguruar mbrojtjen maksimale të mundshme të shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit si dhe të gjithë frekuentuesit në destinacionet turistike“, u shpreh Petsas.

Vendimi i Greqisë vjen në një kohë kur vendet e BE-së kanë bërë një listë të vendeve me të cilat do të hapin kufijtë nga data 1 korrik.

Në listën në fjalë momentalisht nuk është Shqipëria, ndërsa nga rajoni ynë figurojnë Serbia dhe Mali i Zi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Përplasen tre makina në Laç, dy të plāgosur

Tre mjete janë përfshirë në aksident pranë kryqëzimit të Patokut në afërsi të Laçit. Për pasojë dy të rinj kanë...

Close