X

Kamioni bie në liqenin e Kukësit, humb jetën shoferi

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite. Një kamion mësohet se ka rënë në liqenin e Kukësit. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një 37 vjeçar nga Kukësi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit, ku shtetasi F.Ll., duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ambasada greke sqaron si do të bëhet lëvizja e qytetarëve shqiptarë, pas datës 1 korrik

Ambasada greke në Tiranë ka sqaruar përfundimisht e si do të procedohet me lëvizjen e qytetarëve pas datës 1 korrik....

Close