X

Italia shënon numrin më të ulët të vìktimave nga Covid 19, konfirmohen 126 raste të reja

Italia këtë të hënë ka shënuar dhe numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi, që nga 1 marsi.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën vetëm gjashtë persona dhe janë konfirmuar pozituivë me koronavirus 126 raste të reja.

Prej tyre 78 të infektuar janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, ndërsa në nëntë rajone te tjera italiane janë regjistruar zero raste pozitive më 24 orët e fundit.

Ndërkohë deri më tani në Itali vijojnë të jenë të sëmurë aktivë 16,496 persona, nga 240,436 që është numri total i të infektuarve.

Ndërkaq në Itali për shkak të koronaviursit kanë humbur jetën 34,744 persona dhe fatmirësisht betejën e kanë fituar 189,196.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut për shkak të Covid-19

Koronavirusi ka shënuar bilanc tragjik viktimash në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 132 persona kanë rezultuar pozitivë me virus. Referuar përditësimit...

Close