X

Infektohet me koronavirus nënkryetarja e bashkisë së Shkodrës


Rezulton pozitive në testin për koronavirusin nënkryetarja e bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi.

Nënkryetarja ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar.

Panorama raporton se nënkryetarja Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësorë dhe e vetmja shenje aktualisht është temperatura 37.5. Tashmë pas përgjigjes Koliqi ndodhet në karantinë në banesën e saj.

Pas konfirmimit të saj me COVID-19, një sërë punonjësish të bashkisë Shkodër po bëjnë tamponët kryesisht ata që kanë patur kontakte me të.

Zyrtarisht nuk ka ende të dhëna se ku është infektuar nënkryetarja, ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marre virusin në ndonjë dyqan.

Dita e fundit kur ka qenë në punë ka qenë dita e enjte e javës së kaluar, më 25 qershor.

Tashme po merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjera të bashkisë Shkodër.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Akuzohet se nxorri në pritë Billën, lihet në burg Adjola Lakra: Nuk kam marrë para nga askush, me Malin u ndava para se të njihesha me Lanin

Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billlës, e cila akuzohet se nxorri në pritë 40-vjeçarin është lënë në burg nga...

Close