X

Haxhiu: UÇK-ja nuk bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë te Jasharët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një dalje publike mbrëmjen e së hënës e cilësoi skandaloz faktin që, Prokuroria Speciale ka publikuar lajmin se, ai është akuzuar për krìme lufte, në një kohë kur aktakuza nuk është konfirmuar. Thaçi mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen në krìme lufte dhe tha se nuk ka asnjë provë lidhur me këtë fakt.

Duke folur në emisionin “Opinion” mbi aktivitetin e UÇK, gazetari Baton Haxhiu u shpreh se, deri në momentin që trupat serbe sulmuan me tanke familjen Jashari, UÇK nuk kishte kryer asnjë sulm ndaj garnizoneve të ushtrisë jugosllave.

Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sulm në garnizonet ushtarake të ushtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tanket ushtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me policët, pasi ata kanë qenë dhūnuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ushtar. Nuk është vrā, nuk është sulmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqimi ka qenë me policinë, e cila ka qenë dhūnuese me familjen brenda”, tha Haxhiu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Mbushën ishujt me drōgë/ Arrēstohen shqiptari dhe gruaja greke, policia sekuestron 11 kg herōinë

Një 47-vjeçare greke dhe një 25-vjeçar shqiptar, anëtarë të një organizate të trafikut të drōgës, u arrestuan mëngjesin e ditës...

Close