X

“Gjendja më e keqe në tetë vjet”, Salianji publikon videon: Ja pse Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka zhvatur shqiptarët me taksa të larta për shtatë vite dhe se i la në mëshirë të fatit.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji duke iu referuar raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shkruan se në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë.

Ai thekson se kjo situate duhet të marrë fund sa më parë dhe se opozita ka një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, më shumë frymëmarrje për biznesin.

POSTIMI I SALIANJIT

Për 7 vite me radhë, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa të larta duke i vënë lekët e shqiptarëve në shërbim të oligarkëve të tij.

Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare. Këtë gjë nuk e fsheh dot më as propaganda e stisur prej tij. Në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë. Këtë gjë theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë:

“Është gjendja më e keqe në 8 vjet”-

Kjo situate duhet të marrë fund sa më parë. Ne kemi një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, më shumë frymëmarrje për biznesin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
EMRI/ Ra me kamion në liqenin e Kukësit, identifikohet shoferi 37-vjeçar

Identifikohet shoferi i kamionit që ra sot nga Ura e Kolshit në Kukës. Bëhet fjalë për Ferit Lleshin. 37-vjeçari, ndërsa...

Close