X

Përlotet në studio Arbana Osmani, ja cila ishte surpriza që e la pa fjalë në fund të sezonit


Arbana Osmani është sruprizuar nga babai i saj në puntatën e fundit të sezonit të emisionit. Pa i treguar asgjë, stafi i kishte sjellë në studio babain Demir Osmani, i cili shtángu totalisht moderatoren e njohur.

Ajo rrëfeu se ishte hera e parë që shfaqej në një studio me babain, ndonëse krítikuesi i saj i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më krítikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin”,- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja dhe kjo gjë e përloti Arbanën.

“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse je bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty”,- u shpreh zoti Demir.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Si rrallëherë, Çiljeta shfaqet në krah të partnerit të saj

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Dyshja pranoi lidhjen publikisht, pas...

Close