X

Humbin jetën dy persona me koronavirus në Shqipëri


Një 70 vjeçar nga Shkodra  dhe një 54 vjeçar nga Tirana me koronavirus kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se viktimat kishin sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjithashtu sipas Ministrisë janë regjistruar 72 raste të reja me COVID-19 në vend

NJOFTIMI NGA MINSITRIA E SHËNDETËSISË

Dr. Rovena Daja

Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.
U drejtohemi me një lutje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë, të vendoset detyrimisht maska në shërbim, edhe nga çdo qytetar kur është e pamundur ruajtja e distancës fizike, si e vetmja mënyrë për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Plani ekonomik i PD, Basha: Me taksën e sheshtë 9% përfitojnë të gjithë në sektorin privat dhe publik, Rama falimentoi bizneset

Taksimit progresiv të Edi Ramës i doli boja. Pasi shkaktoi dëme te ekonomia dhe qytetarët, tanimë FMN rekomandon rikthimin te...

Close