X

FOTO/ Qejf në zyrat e Ministrisë së Shëndetësisë, asistentja dhe këshilltarja e Manastirliut fotografojnë veten me këmbët përpjetë

Ministria e Shëndetësisë prej muajsh duhet të ziente nga punët, pasi është institucioni më i rëndësishëm për përballimin e situatës së COVID-19, por duket se stafi gjen kohë për të pozuar për rrjetet sociale.

Brenda mureve të godinës, këshilltarët dhe asistentët duket se kanë shumë kohë të lirë. Ky është rasti i këshilltares Ketrin Zeno dhe asistentes Anxhela Seferi, që relaksohen në zyrat e shtetit dhe e reklamojnë dhe në Instagram.

Zeno ka publikuar një foto me kolegen e saj, ku shihen të dyja me këmbë mbi tavolinë dhe kanë kombinuar veshjen. Me geta me pika dhe me këpucë të zeza, Seferi dhe Zeno tregojnë se në zyrat e shtetit bëhet qejf dhe këmbët mund t’i mbash edhe mbi tavolinë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
DOKUMENTI/ Viti 1983, kur CIA dehte diplomatët shqiptarë në Nju Jork për t’u marrë informacion

Nga Ferdinand Dervishi Edhe pse CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës) e ka pasur të vështirë të rekrutonte njerëzit e besuar...

Close