

Muzikanti dhe kompozitori i njohur shqiptar Elton Deda ka folur gjerë e gjatë për muzikën shqiptare të ditëve të sotme.
I ftuar në emisionin “Provokacija” ai është shprehur se në Shqipëri ka shumë pak profesionistë dhe artistë që bëjnë muzikë të mirë.
Gjithashtu ai ka shtuar se Shqipëria ka shumë talente por politikat dhe strategjitë nuk janë të duhurat dhe nuk lejojnë që të muzika të zhvillohet dhe të shkojë më tej.
Deda tregon se problemi qëndron se sot po prodhohet një muzikë me stil të njëjtë, vulgare, tekst të njëjtë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do të shohim civilizimin perëndimor.
I pyetur se sa artistë me A të madhe kemi në Shqipëri ai është përgjigjur:
“Mendoj që kemi pasur shumë dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Pjesa më e madhe e asaj që prodhohet nuk bën.
Në çdo klub që shkojnë serviret e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.
Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me ottoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, është shprehur Deda.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
U largua përfundimisht nga muzika, zbulohet profesioni i ri i Zanfina Ismailit
FOTO/ Pushime në Zvicër, Nora Istrefi shfaqet më në formë se kurrë
FOTO/ Tuna shfaqet për herë të parë pas lajmeve se është ndarë nga Patrisi
“Nuk po pretendoj kthimin në normalitet”, Eni Koçi tregon pasojat negative që i ka lënë Covid
“Mirëmëngjes”, Luana Vjollca zbulon sekretin për një trup perfekt
Rudina Dembacaj i dedikon postimin e veçantë fëmijëve të Mark Frrokut
“Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt”, Redon Makashi tregon historinë e çuditshme
Surprizë përrallore, emri i Taynas shfaqet në urën e Bosforit
Lini nje Koment