X

Dy humbje jete në Spitalin Infektiv, detajet e trishta nga ministria


Dy humbje jete në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv. Ministria e Shendetesise bën me dije se kanë humbur jetën dy qytetarë papritur.

Një 76 vjeçar nga Tirana pasi ishte përmirësuar pas 15 ditëve trajtim, vdiq papritur.

Ndërsa një 54 vjeçar në gjendje të rendë ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.

Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura.

Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.

Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
E rëndë në Fier, 50 vjeçarja hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Një grua 50 vjeçare është hedhur nga kati i...

Close