X

U infektua me Covid-19, Florjan Binaj tregon si po e kalon karantinën


Disa ditë më parë, aktori i njohur i humorit Florjan Binaj bëri më dije se ishte infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në Instagram, aktori tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të karantinohej në shtëpinë e tij, që sipas rregullit duhet të qëndrojë për 14 ditë.

Kanë kaluar vetëm 7 ditë që kur Flori zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, por si po e kalon ai karantinën? Së fundmi, në një reagim në Insta Story ka lënë të kuptohet se fle gjatë gjithë ditës, teksa ka postuar videon e një qeni.

“Të shtatat e karantinës’, shkruan aktori krahas fotos. Kujtojmë që aktori reagoi ashpër ndaj një lajmi që qarkulloi në media, ku u raportua se ai kishte qenë në Përmet, ku kishte udhëtuar disa ditë më parë dhe se mund të kishte infektuar edhe persona të tjerë.

Në një reagim në Instagram, aktori i cilësoi këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, për të hedhur baltë mbi figurën e tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Ç’po ndodh mes Stresit dhe Kejsit, ish-partnerja ka një mesazh për të

Pak kohë më parë, Stresi dhe Kejsi i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Përmes një reagimi në Instagram, ajo la...

Close