X

Kushtet e BE-së / Rama si kuzhinier për budallenjtē

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka tentuar ta banalizojë sërish deri në vulgaritet dështimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Duke komentuar edhe njëherë shuplakēn, që iu dha nga Parlamenti Europian, i cili miratoi me një shumicë dërrmuese votash, rezolutën me 15 kushtet që u vunë për hapjen e negociatave, ai ka vazhduar me lojën e cic -miceve.

Si një kuzhinjer që servir ushqim për idìotē ai është përpjekur ta reduktojë debatin nëse të gjitha kushtet duhen plotësuar përpara takimit të parë ndërqeveritar, apo nëse kjo është e vlefshme vetëm për disa prej tyre.

Deri këtu askush nuk surprizohet, sepse ky është vetëm një nga vargani i manipulimeve që kryeministri ka bërë për këtë temë.

Ai fillimisht fitoi zgjedhjet me premtimin se do ti hapë negociatat brenda mandatit të parë qeverisës. Por, në vend të bënte këtë e mbyti vendin në drōgë dhe korrupsion. Kur këto filluan të kundërmonin aq shumë, sa për herë të parë Bundestagu solli që në nëntor 2016, një paketë kushtesh me deputetin Krichbaun, kryeministri e zhvlerësoi këtë si një përkthyes që kumtonte në gjermanisht ato që PD recitonte në shqip.

Për pasojë negociatat e Shqipërisë nuk u hapën në qershor 2018, ashtu siç na ishte premtuar. Por edhe këtu Rama gënjeu prapë, hapi shampanjën dhe shpalli se ne kemi marrë një datë për fillimin e bisedimeve.

Natyrisht, është e kotë të kujtosh se, sot e kësaj dite, ne ende nuk e kemi një datë se kur do të ulemi në tryezë.

Por, fatkeqësisht thesi i rrenave nuk zbrazet me kaq.

Përgjatë këtij kalvari, kur Holanda vinte veton dhe kërkonte pezullimin e liberalizimit të vizave, ne e kemi dëgjuar kryeministrin të thotë se vendi i tulipanëve e bën këtë për arsyet e tij të brendëshme; kur presidenti Macron na shpëtonte nga një ndarje e turpshme nga Maqedonia, ne u bōmbārduam me fabulën se Makron s’e ka me ne, por ka inatin me Gjermaninë dhe problemin e Europës.

Pra, thjeshtë, sa herë kemi dështuar këto shtatë vjet, kryeministri ka përdorur një shoshë, për të zënë diellin përvëlues të shuplakave që i janë dhënë qeverisjes së tij të keqe.

Kjo po ndodh edhe tani kur ai do ta fokusojë debatin rreth çështjes më të pavlerë: a janë kushtet të gjitha me një dorë apo jo?

Ai që  theksonte se nuk kishte kushte fare, tani pranon vetëm një pjesë të tyre.

Në fakt, problemi nuk është fare ky.

Thelbi i tij qëndron në bilancin e përgjithshëm që Rama do ta fshehë me çdo çmim: se në vitet e qeverisjes së tij, në vënd që të bënim përpara, ne kemi bërë pas.

Me vendimin e marsit të Këshillit të Ministrave të vendeve të BE, ne praktikisht u ndamë me Maqedoninë, e cila e mori miratimin pa asnjë kusht.

Në këtë vendim ne nuk na është caktuar asnjë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, ndonëse që në 2018 kryeministrtri bërtiste “e kemi marrë datën”. Se sa e rëndë është kjo për Shqipërinë, mjafton të përmendet vetëm një fakt: Malit të Zi, data e konferencës së parë ndërqeveritare me Brukselin i’u caktua brenda një jave nga thënia e PO-së.

Gjendja nuk është vetëm më keq se 2018-a, kur bërtitëm fitore, por akoma më e rëndë edhe se shtatori i vitit të kaluar, kur Bundestagu gjerman na bombardoi me kushte.
Që nga ajo kohë, atyre 9 kushteve i’u janë shtuar edhe plot 6 të tjerë, që nisen që nga kërkesat për burgosje të politikanëve të lartë, që nga tërheqja e ligjit fashistoid për mediat online, që nga pakësimi pothuajse i pamundur i azilkërkuesve e deri tek plotësimi i të drejtave të qytetarëve minoritarë.

Kjo pra është pasqyra reale se si e shohin regjimin e Ramës qeveritë kryesore të shteteve të BE.

Dhe pikërisht për të shmangur këtë bilanc të tmerrshëm, kryeministri e vulgarizon debatin në një problem numerik. Ai nuk ka zgjidhje tjetër për ti’u shmangur thelbit, veçse banalizimit për numrin e kushteve. Prandaj kacavirret pas atyre për të cilat dikur nuk pranonte që ekzistonin fare. /Lapsi.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Prokuroria e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Prokuroria e Hagës ka ngritur zyrtarisht një sërë akuzash për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK Kadri...

Close