X

Shtimi i rasteve me koronavirus, ministria bën sërish gati “Sanatoriumin”


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus ka bërë me dije se po bëhet gati hapja e spitalit të dytë Covid, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive).

Manastirliu në deklaratën e saj ka theksuar se përveç kësaj strukture spitalore, nëse do të kemi akoma rritje të numrit të rasteve me koronavirus, do të bëhet sërish gati për rihapje spitali Covid 2, Shefqet Ndroqi.

“Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin aktual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital.

Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrësi cili do të administrohet nga QSUT”, tha Manastirliu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
DETAJE/ Atēntati në Kurbin, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, pranga dy mjekëve

Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ēkzekutuan nga katër autorë të maskuar si policë, biznesmenët...

Close