X

Rastet me koronavirus në botë tejkalojnë shifrën 9.1 milion


Ka kaluar mbi 9,1 milion numri i të infektuarve me koronavirus në botë.

Sipas worldometers deri më tani në nivel global kanë humbur jetën 474 445, persona dhe 4 939 422 të infektuar e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë që të jenë dhe vendi me numrin më të lartë të vīktīmave dhe të infektuarve me koronavirus.

Në SHBA kanë humbur jetën 122 610 persona, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 51 407, Britania e Madhe me 42 647, Italia me 34 657, Franca me 29 633 dhe Spanja me 28 324.

Ndërkohë në Kinë ku edhe ishte vatra e shpërthimit të Covid 19, kanë humbur jetën 4 634.

Ndërkaq në Shqipëri janë shënuar 45 vīktima dhe janë infektuar 1 995 persona.

Në të gjithë botën vijon të jenë aktivë me koronavirus 3.7 milionë persona.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Trump zgjat pezullimin për imigracionin në SHBA. Ja deri kur vlen vendimi për ndalimin e lëshimit të ‘Green Card’

Administrata e Presidentit Trump tha të hënën se ka vendosur të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit...

Close