

Në Shqipëri një grupim prej 300 personash që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare mund t’i drejtohen një komisoni të ngritur në Ministrinë e brendshme për njohje formale të tyre. Ky është propozimi që ministria e Brendshme i ka bërë qeverisë nëpërmjet një projektvendimi i cili thekson se bazuar në ligjin e 2017 për pakicat kombëtare, duhet të ngrihet një komison Ad hoc prej 13 anëtarësh për të vlerësuar kërkesat e reja për tu njohur si pakica kombëtare.
Sipas projektvendimit, ky komison ngrihet me urdhët të kryeministrit dhe drejtohet nga zëvendësministri i brendshëm dhe mes të tjerëve edhe 3 akademikë të cilët do të vlerësojnë kërkesën për njohje si pakicë e re kombëtare. Kundërshti për këtë akt janë ngritur nga Instituti i Historisë pranë akademisë së studimeve albanologjike. Sipas specialistëve të fushës ngritja e këtij komisoni është e panevojshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare për të diskutuar rreth egzistencës së pakicave të reja kombëtare ne vend.
Po ashtu edhe Avokati i Popullit ka kontestuar numrin prej 300 personave te cilet duhet të paraqisin kërkesën për të marr statusin e pakicës kombëtare. Sot në Shqipëri, ligji i 2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ka njohur 9 pakica kombëtare dhe ato janë pakicat greke, maqedonase, boshnjake, aromune, rome, egjiptjane, malazeze serbe dhe bullgare.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
VIDEO/ Këlliçi: E vërteta e Tiranës ashtu siç është, bruto, e hidhur, pa grimin e propagandës bashkiake
“Jemi në një koalicion me LSI-në pavarësisht listave”/ Negociatori i PD-së tregon detajet për marrëveshjen me aleatët
Ekspertja e PD: Do ta kthejmë Shqipërinë nyje për rajonin, investimet do të rriten deri në 150%!
“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, Meta: Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo…
Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Votuesit për herë të parë kanë në dorë Shqipërinë
Palmer: Interesat e SHBA-ve në Ballkan të qëndrueshme, strategjia ka mbetur e pandryshuar
Sekuestrohet një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë
Këlliçi: Policia nuk e gjobit Spiropalin, sepse ajo na mbush me gaz dhe hare!
Lini nje Koment