X

Vijon rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i vìktimave në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut prej disa ditësh po shënon një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Sot për herë të parë pas shumë ditësh, numri ka rënë nën 100.

90 raste të reja në 24 orët e fundit u regjistruan sot teksa dje kishte 101. Por numri i vìktimave shënon rritje. Nëntë vìktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa dje kishte pesë.

Tashmë Maqedonia e Veriut ka 5 mijë e 196 të infektuar si dhe 247 vìktima, ndërkohë 1974 e kanë fituar tashmë betejën me koronavirusin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Pëson infarkt në timon, ndërron jetë shoferi në aksin Fier-Lushnjë

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në Fier. Sipas policisë, viktima është personi me inicialet A.Z,...

Close