X

New York vendos heqjen e statujës së Roosvelt nga muzeu

Muzeu amerikan i Historisë Natyrale në New York kërkoi heqjen e statujës së Teodor Roosvelt sepse pasqyron qartë afro-amerikanët dhe indianët si inferior nga këndvështrimi racial. Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, theksoi se për këtë arsye qyteti kishte vendosur të mbështesë kërkesën e muzeut.

Kërkesa u bë nga drejtoria e muzeut dhe kryebashkiaku Bill de Blasio ra dakord për heqjen e saj. Statuja e bronxit që ndodhet në hyrjen e muzeut që nga viti 1940, pasqyron Roosvelt në kalë me një indian dhe një afro-amerikan që e shoqëron në këmbë.

Sipas kryebashkiakut, ky ishte vendimi i duhur dhe momenti për të hequr statujën kontroverese. Presidentja e muzeut u shpreh për New York Times se i gjithë personeli i muzeut është i prekur nga lëvizja gjithnjë e më e gjerë kundër racizmit, që pas vrāsjes së George Floyd. Ajo shtoi se vëmendja e opinionit publik amerikan gjithnjë e më shumë është përqendruar nga statujat si simbole të fuqishme dhe të dhimbshme të racizmit. Ende nuk është vendosur se ku do të transferohet kjo statujë.

Stërnipi i presidentit shprehet se kompozimi i statujës nuk përfaqëson aspak trashëgiminë e Teodor Roosvelt, por është moment që ajo statujë të hiqet dhe të ecet përpara. Muzeu theksoi se kritikat nuk kanë të bëjnë me figurën e Roosvelt.

Teodor Roosvelt u bë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1902 në moshën 42-vjeçare, duke u qenë akoma presidenti më i ri në moshë në historinë e vendit. Pranë atij të George Washington, Thomas Jefferson dhe Abraham Linkoln, portreti i tij është gdhendur në faqen e malit Rashmor.

Në vitin 1906 ai mori çmimin Nobel për paqe për rolin e tij në përfundimin e konfliktit rus– japonez në fillim të 1900-ës. Statuja kishte qenë objekt i akteve vandale që në vitin 2017, kur u kërkua dhe heqja e saj pasi konsiderohej si emblem patriarkati, i supremacisë së bardhë dhe kolonializmit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, me anë të një mesazhi në Twitter reagoi për vendimin duke thënë se ishte qesharak dhe nuk duhej zbatuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Vijon rënia e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i vìktimave në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut prej disa ditësh po shënon një rënie të rasteve të reja me COVID-19. Sot për herë të...

Close