X

Moikomi si misionar, kurse Rilindja si mercenare në PS


Nga Nikoll Lesi

Dje u përcoll për në jetën tjetër, Moikom Zeqo. Një intelektual i kalibrit europian, një atdhetar-patriot i flaktë, një socialist i dlirë që ishte Misionar në PS. Ky ishte Moikom Zeqo. Ai nuk bënte kompromis me të keqen në PS. Ai fliste, kritikonte këdo në drejtim kur nuk vepronte mirë në shërbim të së majtës moderne e mbi të gjitha ndaj njerëzve të thjeshtë.

Moikomin e kam njohur që herët, ndër vitet e para kur gazeta “KOHA JONE” u bë numri një në median shqiptare. Ai shkruante në gazetë shkrime, ese, studime të cilat i përshtaste në gjuhën e popullit, jepte intervista, ishte i pranishëm në faqet e gazetës. Si rregull me Sandër Frangaj, dikur, jepnim honorare të majme për kohën, bile që edhe sot duken shumë, pasi kishim tirazh të madh shitje “Koha Jone”. Flitej për 80 mijë kopje në ditë!

Moikomi ishte i veçantë, edhe kur ia çonim të zyra apo sa shkelte të tuneli i rrugicës së redaksisë, i nxirrnim zarfin e honorarit për çka kishte botuar, por ai nuk pranonte. Edhe kur ia jepnim me zor, ai thoshte njëmijë herë faleminderit, sikur po ia falnim, ndonëse ishte haku i punës së tij. Moikomi, Dritëroi, Hajdaraga e disa të tjerë që militonin në PS ishin Misionarë në atë parti. Edhe Xhevat Lloshi, edhe Rexhep Mejdani, edhe Arta Dade, edhe të tjerë. Dje e tha bukur Pandeli Majko se grupi parlamentar i PS-së ndër vitet 1992-1996 ishte grupi më intelektual dhe Misionarë të së vertetës. Ai, si me shpoti, la të kuptohej se sot PS-ja ka përfunduar në një grup sharlatan.

Edhe presidenti Meta po dje pas ceremonisë së Moikomit, ndër të tjera, pohoi se E qartë mbetet se edhe brenda familjes politike qëndroi (Moikomi) një personalitet kritik dhe parimor, problematik me çdo lloj pushteti, por i dashur dhe i adhuruar nga qytetarët, lexuesit dhe dashamirësit e pafund që vlerësonin virtytet e tij dhe njohuritë e tij si dhe pa bërë kompromis për të vendosur interesin e tij para interesit kombëtar”.

Pra një parti politike dallohet sa intelektualë ka brenda saj, pasi nëse ka të tillë, ata flasin vetë, ata krititkojnë dhe nuk pyesin për kryetarin; ata janë zemra e një force politike.

PS-ja kishte plot të tillë. Kishte dhe Dritëroi Agollin, një nga korifenjtë e letërsisë shqipe. Në këtë fill PS-ja shkoi deri nga viti 2005. Atë vit dhe në ato zgjedhje PS-ja u deformua në shtyllën  kurrizore të saj. Ishte Fatos Nano që për të fituar prapë pushtetin përballë rikthimit të Berishës solli në selinë rozë biznesmenët e “fortë”, njerëz pa identitet, por që blinin vota apo rruanin vota.

Fatos Nano nga lider që e modernizoi atë parti në vitin 1991 dhe ku lejoi fraksionet, i futi fitilin e shkatërrimit në vitin 2005. Më pas shif e shkruaj, thotë populli! Erdhën deputetë e kryebashkiakë me nga pesë emra! U futën në kupolën e selisë rozë “të fortët”, ku edhe zëri i Ditmir Bushatit nuk bën më punë përballë lukunisë se sojit që ka uzurpuar atë parti-model të fillmit të vitëve të para të pluralizmit. Banditët dhe eurot e drogës përcaktojnë listat e deputetëve. Kriminelët me kollare marrin tenderat, PPP-të, koncensione, etj. Kanë mbetur edhe ca soji nga fisnikët e dikurshëm në PS, por shantazhohen nga Rilindja. Nuk flasin më, edhe ata! Tashmë PS-së i është ndërruar palca kurrizore. E tjetërsuan në Rilindje. Më saktë PS-ja tashmë mund të perifrazohet me pak fjalë: Nga Misionare në Mercenare!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Degradon situata e COVID! Kthim prapa me rreth 2 muaj…

Nga Kastriot Islami Rritja e numrit të të infektuarëve në javën e tretë të qershorit është shoqëruar me rritjen në...

Close