X

Avokati i ditur Ngjela: Në Kosovë do të bëhet lufta e Vlorës, fillon procesi i marrjes së tokave në Maqedoni!

Pas rikthimit dhe shpërthimit të rasteve të Covid-19 në Shqipëri, vjen edhe një shpërthim i madh, i thellë dhe i gjerë, i zëdhënësit të FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, avokatit tonë të ndritur, Spartak Ngjela.

– Jo vetëm që nuk do të ketë shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, por menjëherë nga njohja e Kosovës prej Serbisë, me detyrim amerikan, do të fillojë procesi i tokave shqiptare në Maqedoni, madje edhe më tej, – shprehet solemnisht avokati.

– A mund të qëndrojë më, opsioni i shkëmbimit të territoreve, në raportin e bisedimeve Kosovë-Serbi? – pyet veten avokati i ditur dhe po vetë i përgjigjet vetëvetes.

– Jo! Ky është një opsion i vdēkur. Po të vendoset shkëmbimi i territoreve në Kosovë, ju garantoj që do të përsëritet sërish lufta e Vlorës! Madje kuptohet, se në Prishtinë ka shkuar ndërkohë edhe Avni Rustemi…

PS. Të gjitha këto shpjegime të paimagjinueshme, që nga koha e Ilirëve dhe deri sot, i gjeni të zgjeruara më poshtë, në dy statuse shumë koncize të avokatit tonë të ditur, Spartak Ngjela. Lexojini patjetër, mos e humbisni këtë shans!

/TPZ.al/Tej e Këtej/

SPARTAK NGJELA – FAQJA ZYRTARE

STATUSI 1

Përgjigje për territoret që mendohen të rrezikuara nga të shiturit.

Jo vetëm që Nuk ka shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi; por, menjëherë nga njohja e Kosovës prej Serbisë, me detyrim amerikan, do të filloi procesi i tokave shqiptare në Maqedoni dhe madje edhe më tej.
Patriotët të rrinë të qetë, të shiturit sigurisht që do të mbeten pa rroga…

STATUSI 2

A mund të qëndrojë më opsioni i shkëmbimit të territoreve në raportin e bisedimeve Kosovë – Serbi?
Jo, ky është një opsioni i vdekur. Arsyeja kryesore është fakti që shqiptarët e Kosovës u bashkuan si një trup kundër kësaj mundësie, dhe të gatshëm për të mbrojtur trojet e tyre mijëravjeçarë.
Po a mund të ketë më kthim mbrapa për këtë çështje?
Jo, nuk mund të ketë një kthim mbrapa, sepse po të vendoset shkëmbimi i territoreve në axhendën e bisedimeve Kosovë – Serbi, në Kosovë shpërthen një luftë historikë shqiptare për mbrojtjen e kufijve historikë.

Nuk është aq e thjeshtë kjo luftë: në Kosovë ju garantoj se do të përsëritet sërisht Lufta e Vlorës.
Madje kuptohet se në Prishtinë ka shkuar ndërkohë dhe Avni Rustemi, sepse, kur ai vrau tradhëtinë, aktivist i Kosovës ka qenë dhe, më pas, edhe deputet i saj.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
E bujshme/ Çmendinat e Euro-Azisë dhe Amerikës, shpallin në kërkim deputetin e PS-së, Ervin Bushatin

Njoftohemi, se pjesa më e rëndësishme e çmendinave të Euro-Azisë dhe Amerikës, kanë shpallur në kërkim, deputetin shumë të urtë...

Close