X

Degradon situata e COVID! Kthim prapa me rreth 2 muaj…

Nga Kastriot Islami

Rritja e numrit të të infektuarëve në javën e tretë të qershorit është shoqëruar me rritjen në përqindje të Rasteve Aktive( % e numrit të rasteve nën trajtim ndaj numrit total të infektuarëve) dhe ulje për rrjedhojë në përqindje e Rasteve të Mbyllura( % e numrit të të shëruarëve plus vdēkjeve ndaj numrit të të infektuarëve)…

Më konkretisht, duke iu referuar të dhënave të MSH apo të portalit Woldometers (shih grafikun) rezulton se sot, në datën 20 qershor, ka pasur 38 % të të infektuarëve nën trajtim pra të klasifikuar si Raste Aktive…

Kjo shifër prej 38 % ka qënë edhe në datën 24 prill 2020, pra para rreth 2 muajve. Përmirësimi i situatës bëri që deri në datën 21 maj 2020, pra rreth një muaj më pas, kjo shifër të arrinte shifrën minimale 17 përqind me shpresën se virusi po largohej. Por,duke filluar nga kjo datë vihet re përkeqësim i ngadaltë i situatës kurse gjatë javës së fundit vihet re një degradim i shpejtë. Kjo ka bërë që përqindja e Rasteve Aktive të rritet deri në vlera 38 %, të njëjta me ato të datës 24 prill 2020, kur vëndi ishte pothuajse në kulmin e pandemisë…

Nga kjo mund të nixrren disa përfundime:

Mburrjet e Ramës kanë marrë një goditje të fortë qoftë edhe nga shifrat e tij…sepse realisht ky lloj narcizmi u godit për vdēkje nga raporti i FORBES që e renditi qeverinë Rama të fundit në Europë përsa i përket efikasitetit të menaxhimit të krizës sanitare…

Gafurrjet e Ramës morën një shuplakë të fortë duke e shtrirë atë për tokë dhe detyruar të mendojë për masa mbrojtëse realiste e efikase, pra duke i dërguar një mesazh të fortëse “nuk menaxhohet një krizë e tillë nga bunkeri i Surrelit, me ulurima e xheste apo me kërcënime nga fb e twiter…” ose thënë ndryshe “duke u kthyer në një gogol të vjetër me mjekër e thonj të gjatë… për cdo familje shqiptare”.. por me punë reale e angazhim serioz…

Shqiptarët duhet të ndërgjësohen e të marrin masa se situata është e rëndë dhe nuk duket ende e tejkaluar sepse virusi është rikthyer duke vepruar intensivisht si rreth 2 muaj më parë…

Përgjegjësia kryesore bie vetëm mbi “menaxherin e Surrelit” qëka uzurpuar gjithcka duke manipuluar deri edhe statistikat… dhe tenton të krijojë idenë se të gjithë sukseset e menaxhimit janë për meritë të tij duke mos bërë asgjë e duke u sorrollatur nëpër rrjetet sociale ndërkohë tani që situata po degradon e po përkeqësohet akuzon opozitën e kundërshtarët…dhe fshihet…

Opozita dhe shoqëria civile duhet të kërkojnë hetim e ndëshkim jo vetëm për përgjegjësit që cuan në dështimin e masave drastike para dy muajve por mbi të gjitha përse Shqipëria është renditur e fundit në Europë përsa i përket menaxhimit të krizës sanitare dhe përse qeveria nuk ka marrë masat e duhura gjatë lehtësimit të masave që të ndalojë regresin apo kthimin e gjëndjes së rënduar të para dy muajve…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Dritan Kaba: “Shpullat” e Komisionit të Venecias dhe logoreja e pandërprerë e Ballës!

Nga Dritan Kaba Ne konferencen e tij per shtyp Taulant Balla, u mundua te na shpjegonte sa i kane dhimbt...

Close